MARKETINGU ELEKTRONIK SI PJESË E ZHVILLIMIT TË AFARIZMIT TË NDËRMARRJEVE: ME FOKUS TË VEÇANTË NË NDËRMARRJET KOSOVARE
Keywords:
Marketingu, Marketingu Elektronik, Integrim, Vlerat e Komunikimit, Shërbimet ElektronikeAbstract
Marketingu është një proces social dhe manaxherial nëpërmjet të
cilit individët dhe grupet përftojnë atë çka duan dhe kanë nevojë, përmes
krijimit, ofrimit dhe shkëmbimit të produkteve me vlerë me të tjerët. Për
këtë arsye, marketingu elektronik si pjesë e këtij procesi luan një rol shumë
të rëndësishëm në zhvillim e komunikimit biznesor si dhe në kënaqjen e
nevojave të konsumit. Kosova dhe ekonomia e saj duhet të përfshihen
aktivisht në integrimet ekonomike rajonale dhe evropiane.Në kuadër të
marrëveshjeve për tregti të lirë në rajon dhe më vonë eventualisht në kuadër
të anëtarësimit të Kosovës në strukturat evropiane e botërore, gjithësesi që
bizneset dhe tregu kosovar duhet të funksionoj në përputhje me rregullat
bazë ekonomike në raport me këto vende, e një ndër këto veçoritë me të
cilat identifiokohen dhe funksionojnë ndërmarrjet nëpër botë është zhvillimi
teknologjikë, duke përfëshirë këtu vlerat e komunikimit dhe shërbimeve
elektronike.