NDIKIMI I ANALIZËS SË REALIZUESHMËRISË (FIZIBILITETIT) NË SUKSESIN E FIRMAVE TË BIZNESIT NË TREGUN KOSOVAR

Authors

  • Sokol J. Domniku Author

Keywords:

Analizë e fizibilitetit, Produkt/Shërbim, Biznes, Sukses, Treg, Kosovë

Abstract


Kushtet dhe rrethanat e sotme politike dhe ekonomike në  Republikën e Kosovës, të cilat nga njëri segment ofrojnë mundësi për zhvillimin e bizneseve të vogla, por kushte dhe rrethana që njëkohësisht edhe i pamundësojnë bizneseve të ushtrojnë ashtu siç kërkohet veprimtarinë e tyre ekonomike në mënyrë që atyre të ju garantohet qëndrueshmëria dhe zhvillimi i kontinuitetit të suksesshëm afarist. Në njërën anë këto janë arsyet dhe faktorët kryesorë se përse shumë biznese sot dështojnë, që mund t’i klasifikojmë si faktorë që burojnë nga jashtë, por edhe i faktorëve të karakterit të brendshëm, që burojnë nga pakujdesia dhe  mosdija e ndërmarrësve të rinj të cilët  nuk i marrin parasysh në fazën fillestare disa aspekte dhe konsiderata, ku këto të fundit krijojnë mundësinë që bizneset e tyre edhe të falimentojnë. Si një nga pikat kyçe që duhet të merret parasysh përpara se të ndërmerret hapi i parë (the first step) pra të deponohet kapitali dhe të startojë biznesi, zgjidhja më e mirë në mënyrë që të tejkalohen shumë vështirësi dhe të krijohet një bazë e mirë që garanton suksesin afarist, është të aplikohet dhe të kryhet analiza e fizibilitetit. Në këtë punim do të ofrohen disa të dhëna kyçe që e përshkruajnë nga aspekti teorik kuptimin dhe mënyrat e realizimit të analizës së fizibilitetit, gjendjen faktike në Kosovë duke përshkruar shkallën e aplikimit të analizës së fizibilitetit, nëpërmes të dhënave nga gjetjet empirike, pastaj definimi i përfundimeve kryesore të punimit si dhe propozimi i masave dhe i rekomandimeve në lidhje me këtë problematikë.  
Fjalët kyçe: , , , ,
, . 

Downloads

Published

2025-04-01