STRUKTURA E NDËRMARRJEVE TË REJA TË THEMELUARA NË 3 VJETËT E FUNDIT NË KOMUNËN E PEJËS DHE NDIKIMI I TYRE NË EKONOMI

Authors

  • Sokol Domniku Author
  • Mirjeta Domniku Author

Keywords:

Zhvillimi lokal, Biznesi, Sektori tregtar, Komuna e Pejës, JEL Kualifikimi: M13; H70;

Abstract

Një nga segmentet kryesore që e karakterizojnë Komunën e Pejës, 
është numri i lartë i firmave të biznesit që veprojnë në të. Tradita nga njëra 
anë, mirëpo në anën tjetër edhe nevojat dhe iniciativat e ndërmarrësve të 
rinj për të krijuar biznese të reja ose për ti zgjeruar aktivitetet e tyre 
afariste, ndikon që Komuna e Pejës dita ditës të e rrisë numrin dhe 
llojshmërinë e aktiviteteve të biznesit. Punimi do të përshkruajë aspektet 
teorike të natyrës dhe karakteristikave kryesore të biznesit, duke marrë 
shembuj konkret për bizneset ekzistuese që operojnë në tregun e Komunës 
së Pejës. Poashtu përmbajtja e punimit do të ofrojë të dhëna të sakta 
statistikore, që tregojnë për numrin e saktë të bizneseve të regjistruara gjatë 
tri viteve të fundit, si dhe identifikimin e strukturës së firmave që i takojnë
sektorëve përkatës ekonomik. Konkluzionet që burojnë nga aktualiteti i 
temës, si dhe rekomandimet që mund të kenë ndikim pozitiv dhe efektiv në 
aktualen, do të rrumbullakosin qëllimin e këtij punimi. 

Downloads

Published

2025-03-26