ZHVILLIMI EKONOMIK DHE I TURIZMIT NE KOMUNËN E ISTOGUT –ASPEKETE AFTMESME DHE AFATGJATA
Abstract
Synimi i përgjithshëm i zhvillimit të turizmit për Kosovë është të
rrisë cilësinë e jetesës së kosovarëve. Zhvillimi i turizmit do të duhet të
matet dhe të vlerësohet në një periudhë afatmesme e afatgjatë, lidhur me
aftësinë e tij për të përmirësuar mirëqenien e kosovarëve. Në këtë aspekt, ai
mundet (dhe do të duhet të jetë) një pjesë e strategjisë së vendit për arritjen
e prioriteteve të zhvillimit, të tilla si angazhimet e vendit për synimet e
zhvillimit për mijëvjeçarin. Theksimi i turizmit kulturor në Kosovë, do të
mbajë në një fokus të rëndësishëm përfitimin nga komunitetet lokale e
provinciale që aktualisht ballafaqohen me mundësi të kufizuara ekonoike.
esursi strategjik i turizmit kosovar duhet të mbetet hapësira me shumë
vlerë, deri tani e ruajtur, që në afat të gjatë gjithnjë e me shumë do të ketë
rëndësi. Vlera turistike kanë pothuaj të gjitha trevat e Kosovës në format
dhe dimensionet, varësisht nga resurset dhe shkalla e zhvillimit.Fizionomia
e elementeve tërheqës të Kosovës udhëzon qartë në rajonet malore,
drejtimet e transitit turistik, qytetet e mëdha, banjat, komplekset dhe
pasuritë e trashëgimisë natyrore dhe