TRASHEGIMI ME TESTAMENT

Authors

  • Majlinda Belegu Author

Keywords:

E Drejta, Ligji, Testamenti, Trashegimlenesi, Trashegimtari, Pasuria, Ligji për Trashegimine, Kodi Civil

Abstract

E Drejta Romake kishte një thënje “Nuk është mirë të vdiset pa 
testament” një çështje shumë interesante dhe e rëndësishme. Qysh nga 
Kodi Cvil i Francës i cili njihet si Kushtetuta e Drejtës Civile por, edhe te 
gjitha kodet tjera civile, është përfshirë trashëgimi ligjor dhe testamentar. 
Edhe Kodi Civil i Ahmet Zogut ka një libër të ve/antë për trashëgimin.
Ligji mbi Trashëgiminë i Republikës se Kosovës e ka përfshirë 
trasheëgimin me testament si një dukuri tejet të rëndësishme duke i 
dhënë prioritet këtyre normave. Kur trashëgimlënësi vdes, hapet 
trashëgimia ku të gjithë trashëgimtarët e domosdoshëm trashëgojnë në 
përqindje të barabartë, por, çeshtja nuk qëndron kështu, kur de cujusi ka 
shkruar testament dhe e ka potencuar se kush do te jetë trashëgimtar i tij. 
Nga vizitat e mia në gjykatë kam ardh në përfundim se shumica e çështjeve 
të trashëgimit, pra, pasuria e de cujusit, bartet te trashëgimtarët si trashëgim 
ligjor, mbahet seance gjyqësore duke trashëguar pasurinë secili anëtarë i 
rendeve të trashëgimit. Të rralla janë rastet kur hapet testamenti dhe i
caktohet secilit pasuria që do të trashëgojnë. Në të ardhmen testamenti 
shpresoj se do te jete i pranishëm edhe tek popullata ashtu si edhe është 
përfshirë në legjislacion. 

Downloads

Published

2025-03-26