WEB-I SI ELEMENT MODERN I PROMOCIONIT MIKS
Keywords:
marketing, promocioni, www, web faqeAbstract
Shumë ndërmarrje duke favorizuar WWW kanë sjellë avantazhe
dhe tejkalim nga tregu provincial në atë global. Duke përdorur WWW dhe
inkorporuar atë në strategjinë e biznesit ndërmarrjet janë duke eliminuar
barrierat e futjes së tyre në tregun global, me çka rezulton në uljen e
kostove të marketingut, të shpërndarjes dhe gjithashtu zgjerimin e tregut.
WWW mundëson që një ndërmarrje të ofrojë katalogje virtuale shumë
ngjyrësh, formular të gatshëm aplikimi, të ofrojë mbështetje online ndaj
konsumatorëve, të bëjë njoftimin e shpejtë dhe shpërndarjen sa më të lehtë
si dhe për të marrë reagimet e konsumatorëve. Përmes internetit ndërmarrja
mund të ketë një audincë më të gjerë, gjithashtu lejon çdo njëri (ndërmarrje
apo individ) të ketë një prani 24 orë dhe shtatë ditë në internet.