VARSHMËRIA MIDIS SUKSESIT AFARIST DHE VENDIMEVE EFEKTIVE – RAST STUDIMI “NDËRMARRJET E VOGLA NË KOMUNËN E PEJËS”
Keywords:
afarizëm,vendim, vendimmarrja efektive, sukses, performancëAbstract
Në kushtet bashkëkohore të zhvillimit të afarizmit, udhëheqësit
e firmave të biznesit, gjithnjë e më shumë duhen të jenë sa më të
kujdesshëm, duke i përkushtuar rëndësi shumë të madhe vendimeve të
cilat i marrin në kuadër të funksionimit dhe zhvillimit të aktiviteteve të
tyre. Çdo vendim i marrë, mund të ndikojë pozitivisht, por edhe
negativisht në procesin e prodhimit të produkteve ose të shërbimeve.
Prandaj, në kuadër të çdo vendimi, menaxherët e firmave të biznesit
duhen të marrin parasysh shumë faktorë, qoftë brenda por edhe jashtë
ndërmarrjeve të tyre, në mënyrë që vendimet e tyre mos të kenë efekt
negativ. Ekonomia e tregut, respektivisht sistemi ekonomik kapitalist i
mundëson qytetarit gjegjësisht konsumatorit që ti ofrohen mundësi dhe
zgjedhje të shumta sa i përket përzgjedhjes për produkte dhe shërbime.
Prandaj, veprimi i lirë i firmave të biznesit në treg, zgjedhja e mënyrës
së prodhimit, në mënyrë të padiskutueshme konsiderohet si përparësi
absolute, mirëpo në anën tjetër edhe si mangësi që karakterizohet me
një numër të madh të konkurrencës që ofrojnë produkte ose shërbimeve
të ngjashme. Udhëheqësit e firmave të biznesit gjithmonë duhet që
vendimet e tyre ti mbështesin në dobi të dyanshme, në njërën anë në
dobinë e pronarëve të tyre dhe në anën tjetër në dobi të konsumatorëve.
Qëllimi i këtij punimi është që të ofrojë të dhëna teorike dhe praktike që
tregojnë dhe dëshmojnë rëndësinë e vendimmarrjes efektive, si faktorë
vendimtarë i arritjes së suksesit biznesor.