PASQYRAT FINANCIARE DHE LLOJET E TYRE
Keywords:
Pasqyrë financiare, llojet, raport, periudhëAbstract
Pasqyrat financiare janë raporte qe u lejojnë palëve të interesuara që të
vlerësojnë profitabilitetin dhe solventitetin e ndërmarrjes. Këto raporte të
kontabilitetit ofrojnë informata të përgjithësuara për shfrytëzuesit dhe
ndihmojnë ndërmarrjen të din gjendjen reale të saj dhe të marrin vendime
konkrete. Që një pasqyrë të jetë e dobishme kryesisht, duhet të jetë: e
kuptueshme, e besueshme, përkatëse, e krahasueshme, etj. Kemi këto lloje
të pasqyrave financiare: Bilanci i gjendjes, pasqyra e të ardhurave, pasqyra
e ndryshimit në kapital dhe pasqyra e rrjedhës së parasë. Bilanci paraqet
gjendjen e pasurisë, detyrimeve dhe kapitalit për një periudhë të caktuar
kohore. Pasqyra e rrjedhës së parasë tregon raportin në mes të të hyrave
dhe shpenzimeve duke rezultuar me fitimin neto për një periudhë të caktuar
kohore. Pasqyra e ndryshimit të kapitalit paraqet përmbledhjen e fitimeve të
mbajtura të korporatës për periudhën specifike kohore. Dhe së fundi,
pasqyra e rrjedhës së parasë paraqet përmbledhjen e të pranuarave të
gatshme (cash) dhe pagesave për periudhën specifike kohore;