PARIMET MENAXHERIALE NË SFERAT E SHËRBIMEVE NË TURIZMËM DHE HOTELIERI NË KUSHTET E GLOBALIZIMIT

Authors

  • Shqiponja Nallbani Author

Keywords:

menaxhimet, shërbime, turizëm, legjislacion,, jalët kyçe: globalizim.

Abstract

Objektiv themelor i këtij punimi thjesht paraqet  një  tentativë  për 
hapja e debatit shkencor mbi nevojat që ka ekonomia e turizmit dhe e 
hotelerisë për t’u menaxhuar suksesshëm dhe në mënyrë bashkëkohore. 
Meqë këto forma të veprimtarive shërbyese tek ne jo vetëm që janë të pa 
zhvilluara pothuajse në çdo pikëpamje, por ato në të gjitha studimet dhe 
nga  jeta praktike rezultojnë të jenë në një nivel jo të kënaqshëm zhvillimi. 
Bazuar në këtë gjendje kanë filluar të dalin propozime që lidhën me 
nevojën e ofrimit të disa modeleve dhe funksioneve menaxheriale të cilat 
krijojnë lehtësi në zhvillimin e industrisë së shërbimeve e ne veçanti në 
turizëm dhe hotelieri.  Menaxhmenti në përgjithësi por edhe parimet 
menaxheriale në sferën e shërbimeve duhet definuar por edhe nënkuptuar si 
tërësi procesesh ose konceptesh fondamentale të lidhur me veprime 
konkrete bashkëkohorë nga ndërmarrjet vendore dhe ndërkombëtare në 
kushtet e globalizmit. Zhvillimi i ekonomisë hoteliere dhe turistike ka 
mundësi të zhvillohet tek ne vetëm nëse arrimë që t’i identifikojmë dhe 
implementojmë njohuritë për vendimmarrje efektive. Ky synim duhet 
kompozuar  edhe  kërkesat e ligjeve të tregut të cilat në mënyrë automatike 
paraqesin dhe nënkuptojnë nevojën se avancimi dhe zbatimi i shkathtësive 
menaxheriale për aplikimin e strategjive të ndryshme në lëmin e ekonomisë 
së shërbimeve dhe turizmit. 

Downloads

Published

2025-03-26