RËNDËSIA E STANDARDEVE NDËRKOMBËTARE TË KONTABILITETIT DHE REVIZIONIT FINANCIAR NË MENAXHIMIN FINANCIAR NË BIZNES
Keywords:
Menaxhimi Financiar, Kontabilitetit, Auditimi, Raportimi financiarAbstract
Ekonomia e Kosovës e ndërtoj një sistem financiar të pavarur që
nga viti 1999 e këtej duke mundësuar funksionimin e ekonomisë që nga
ndërmarrjet, sistemi bankar dhe Banka Qendrore si mbikëqyrës dhe
menaxhuese e sektorit të financave. Në ketë punim do të pasqyrojmë rolin e
menaxhimit financiar dhe implementimit të standardeve ndërkombëtare të
raportimit financiar. Do të shtjellojmë zhvillimin dhe nivelin e arritur të
kontabilitetit dhe auditimit në Kosovë. Do të shtjellojmë rendësin e
implementimit të standardeve ndërkombëtare të raportimit Financiar por
edhe pritjet dhe përfitimet e atyre që janë të interesuar të përdorin të dhënat,
e ata mund të jene edhe investitorët e jashtëm, por edhe opinioni publik dhe
mediat që janë të interesuar për zhvillimet në ekonomi dhe institucione. Në
punim shfrytëzohen të dhënat e mbledhura nga burime të shkruara por edhe
intervista me profesionist dhe menaxher të financave. Në fund do jepen
përfundimet dhe rekomandimet për çështjen e shtruar.