PROBLEMATIKA E PUNËSIMIT TË FEMRAVE NË VEPRIMTARITË TURISTIKE NË KOSOVË

Authors

  • Valdete Rexhepi Author

Keywords:

veprimtaria turistike, punësimi i femrave, barazia gjinore

Abstract

Në  vitin 2005 nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 6% kanë 
qenë të punësuar  në veprimtaritë turistike në Kosovë,  prej të cilëve 4% 
meshkuj dhe 2% femra. Ndërsa në vitin 2009 pjesëmarrja e të punësuarve 
në këtë veprimtari është rritur në 7,2% prej të cilëve 5,4% meshkuj dhe 
1,8% femra. Do të thotë se,  përkundër evoluimit të shoqërisë kosovare 
viteve të fundit, numri i femrave të punësuara në veprimtaritë turistike ka 
pësuar rënie për 0,2% nga viti 2005. Në kontest të trendeve të tilla, 
metodologjia e hulumtimit përfshin përdorimin e të dhënave statistikore 
për të analizuar tregun e punës në veprimtaritë turistike në baza gjinore, 
hulumtimin në terren përmes pyetsorëve si dhe adaptimin  e GAP156 
analizës përmes së cilës janë identifikuar  humnerat e krijuara në 
pjesëmarrjen e ulët të  femrave në veprimtaritë turistike në Kosovë.

Downloads

Published

2025-03-26