BANKAT DHE SISTEMI BANKAR NË KOSOVË
Keywords:
Banka, llojet, komerciale, qendore, shërbime.Abstract
Bankat janë një nga institucionet më të rëndësishme të ekonomisë
së një vendi. Me rritjen e konkurrencës është rritur dhe rëndësia e tyre.
Sipas literaturës kemi banka të nivelit të parë dhe të dytë. Banka e nivelit të
parë është banka qendrore kurse nivelit të dytë janë bankat komerciale,
investive, afariste, hipotekare, etj. Banka qendrore është subjekt i pavarur
juridik dhe kryen të gjitha funksionet në shërbim sa më të mirë të
ekonomisë së vendit. Bankat sekondare janë bankat të cilat kryejn
shërbime të ndryshme varësisht nga veprimtaria që operojnë.
Shërbimet e bankave dita ditës po shënojn rritje me qëllim të
krijimit të lehtësive për komitentët e vet. Sa u përketë bankave në Kosovë,
kemi Bankën Qendrore të Kosovës dhe tetë banka komerciale. BQK-ja
është institucion i pavarur i cili mbikqyrë institucionet financiare dhe
kujdeset që të kemi një zhvillim më të mirë ekonomik. Bankat komerciale
përfshijnë të hyrat më të mëdha të sistemit financiar të Kosovës dhe
njëkohësisht ofrojnë lloje të ndryshme të shërbimeve të cilat janë të
përafërta me bankat e vendeve evropiane, kjo si pasojë e kapitalit të cilën e
posedojnë