NEVOJA E MËSIMIT TË LËNDËS ,,SHKRIMI AKADEMIK“
Keywords:
shkrim akademik, stil i të shkruarit, metodologji e kërkimit, ese, punim seminarik, punim diplomeAbstract
Pavarësisht profilit mësimor nëpër fakultete të ndryshme ku normalisht
dominojnë lëndët profesionale, kohëve të fundit është shtruar nevoja e aplikimit të
një lënde të re ( në fakultetet tona e jo edhe në ato evropiane ) e emërtuar ,, Shkrimi
akademik “, e cila ndihmon në zhvillimin e kulturës letrare ( shkrimore ), gjuhësore
( stilistike e drejtshkrimore ) dhe shkencore, duke u ofruar studentëve edhe
njohuritë e para metodologjike. Prandaj në këtë numër të parë të kësaj reviste
shkencore - profesionale, të cilën do ta kenë në duar edhe studentët tanë, po edhe
studentë e studiues të tjerë, ua ofrojmë një punim me informacione të duhura rreth
kësaj lënde relativisht të re.
Lënda në fjalë bart më vete çështje që lidhen drejtpërdrejt me interesa të
studentëve dhe me format shkrimore me të cilat ata merren gjatë studimeve, si me
eseje, seminare, punim diplome, por edhe me shkrime të nivelit studimor, e që nga
kjo lëndë marrin njohuritë themelore. Kjo lëndë ua ofron të gjitha të dhënat për
punën studimore që nga zgjedhja e temës deri te përfundimi i saj.