266 TË KUPTUARIT E PAGESËS – SHPËRBLIMIT NË BAZË TË PËRFORMANCËS NE SEKTORIN PUBLIK E PRIVAT

Authors

  • Ujkan Bajra Author

Keywords:

performancë, sistem nxitës, hierarki, globalizim, kompani, nepunës, page, rroge, motivim, shpërblim.

Abstract

Sot gjithnjë e më tepër në institucione të shumta, qofshin të sektorit privat
apo publik, kanë shfaqur dilemën nëse pagesa-shpërblimi në bazё të performancës
së treguar në punë është më e drejt dhe më pranueshme për palët në proces
(punëdhënësit dhe punëmarrësit). Që ndërmarrja apo organizata të jetë efikase në
arritjen e objektivave dhe të fitoj profitabilitetit të lartë, ajo kërkon nga të
punësuarit që të konfirmojnë që të punojnë në mënyrë të efektshme sipas
objektivave qё synon kompania. Në bazë tё këtyre objektivave, menaxhmenti i
organizatës apo ndërmarrjes, do të drejtojë të ardhmen e saj për të arritur këto
synime qё përkojnë me administrimin e biznesit dhe qëllimin. Si do që të jetë ne
kemi bërë një hulumtim të bazuar në tё dhëna primare e sekondare tё cilat kanё
dhenë rezultatet e duhura për punën e bёrё nga nëpunësit apo punëtorët kundёr
përfitimit një pagese. Në kontekst të kësaj, është vërejtur se teoria tradicionale e
kontrollit, e orientuar drejt sistemit matës të performancës në epokën industriale po
humb rëndësinë e saj për shkak të ndryshimeve të shpejta në mjediset ku
organizatat janë krijuar sipas funksioneve hierarkike të tyre. Matja e performancës
po bëhet gjithnjë e më vështirё me globalizimin dhe kompleksitetin në rritje të
organizatave mbi modelet biznesore, rolet e punonjësve si dhe përgjegjësitё e tyre
ndaj punës.

Downloads

Published

2025-03-26