KARTA EVROPIANE E NDËRMARRJEVE TË VOGLA; FILLIMI ME I SHPEJT DHE ME I LIRË AKTIVITETEVE TË VENDEVE TË BALLKANIT PËRNDIMOR-KOSOVË

Authors

  • Behrije Ramaj Author

Keywords:

Regjistrimi i kompanisë, fillimi i aktiviteteve, njoftim, pajtushmeri, Karta Evropiane e ndërmarrjeve të vogla

Abstract

Me këtë punim synojmë të analizojmë rolin e Kartës Evropiane për 
ndërmarrjet e vogla në fushën e ndërmarrësi dhe ngritjen e cilësisë në 
përcaktimin dhe definimin e   raportit  të indeksit  së politikave së SME-ve. 
Ndërmarrjet e vogla janë shtylla  kurrizore e ekonomisë Evropiane. Ato 
janë burimi kryesor i vendeve të  punës dhe një terren ushqyes për idetë e 
biznesit. Ndërmarrjet e vogla duhet të konsiderohen si shtytësit kryesor për 
novacion , punësim si dhe integrim social dhe lokal në Evropë. Ky punim 
pretendon të ndikojë në kuptimin dhe rëndësinë e raportit të indeksit së 
politikave të NVM-ve, politika që janë pjesë e Kartës Evropiane për 
Ndërmarrje , dhe çdo vend anëtarë i kësaj karte duhet ti aplikoj këto 
politika. Karta Evropiane e Ndërmarrjeve të Vogla(KENV) është sjellë nga 
liderët e Bashkimit Evropian në Këshillin e Evropës prej 19 – 20qershor 
2000.Karta Evropiane e Ndërmarrjeve të Vogla përfaqëson dokumentin 
themelor të politikave të Komisionit Evropian për vendet anëtare dhe për 
vendet tona që ndodhen në procesin e Stabilizim-Asocimit, është një 
instrument strategjik i cili aplikohet në të gjithë vendet e Ballkanit 
Perëndimor si një metodë planifikimi për vitet e ardhshme që këto vende të 
arrijnë standardet Evropiane  në gjithë linjat e veprimit të Kartës. Kjo Kartë 
konsiderohet si dokumenti themelor në politikën e Komisionit Evropian për 
ndërmarrjet e vogla. 

Downloads

Published

2025-03-26