ROLI DHE NDIKIMI I TEKNOLOGJISË INFORMATIKE NË PRODHIMIN DHE SHFRYTËZIMIN E INFORMATAVE, NË FAVOR TË RRITJES SË EFIÇENCËS DHE EFEKTIVITETIT TË BIZNESEVE KOSOVARE

Authors

  • Sokol Domniku Author

Keywords:

teknologji informatike, informatë, vendim, efektivitet, afarizëm

Abstract

Përdorimi i teknologjisë informatike është në funksion të rritjes së
efikasitetit të afarizmit dhe suksesit të tij. Madje, sot afarizmi nuk mund të
paramendohet pa përdorimin e teknologjisë informatike (në tekstin e mëtejmë TI).
Shfrytëzimi i TI në afarizëm ka ndikim shumë pozitiv për shkak se i mundëson
bizneseve të jenë më konkurrente në treg. Kur themi se bizneset të jenë më
konkurrente në treg, atëherë ne mendojmë në shumë aspekte, p.sh., afarizmi
realizohet me efikasitet më të lartë, sepse aplikimi i kësaj teknologjie mundëson që
pothuajse të gjitha aktivitetet afariste të kryhen më shpejtë dhe më lehtë. Të gjitha
aktivitetet e funksioneve afariste, duke përfshirë prodhimin, shitjen, financat,
burimet njerëzore, marketingun, etj., nën ndikimin e TI funksionojnë shumë më
mirë dhe më sigurt. Teknologjia informatike mundëson që të gjitha informatat
afariste të regjistrohen dhe të përdoren me më efektivitet më të lartë, për shkak se
procedura e ruajtjes, analizimit dhe gjetjes së këtyre informatave është shumë më e
lehtë dhe më e shpejtë, dhe se kjo ndikon drejtpërsëdrejti në rritjen e përparësisë
konkurruese të bizneseve. Rritja e aftësisë konkurruese nënkupton situatat kur
ndërmarrja është në gjendje të furnizohet me informata më shpejtë sesa
konkurrenca e tyre, dhe nga këto informata të krijojë strategji për oferta sa më të
mira dhe më joshëse për konsumatorët, duke iu ofruar produkte kualitative, çmime
dhe kushte më të mira të kreditimit, etj. TI ndihmojnë menaxhmentin në marrjen e
vendimeve sa më të mira, në mënyrë që secili vendim i marrë të ndikojë pozitivisht
në ndërmarrje.

Downloads

Published

2025-03-26