MENAXHIMI I STRESIT NË NDËRMARRJET KOSOVARE
Keywords:
Stres, ndërmarrje, menaxhim, stresorë, ekonomi. globalizimAbstract
Studimi i stresit dhe stresorëve nga autorët e ndryshëm njihet që
nga kohërat e lashta. Varësisht nga zhvillimi i jetës shoqërore ekonomike,
botëkuptimet për fenomenin janë ndarë në klasike dhe bashkëkohore. Ato
klasike lidhen me reagimin e trupit të njeriut ndaj ngacmuesve të jashtëm
duke e trajtuar këtu edhe anën shpirtërore të njeriut. Botëkuptimet
bashkëkohore e trajtojnë stresin pothuajse njëjtë sikurse teoria klasike por e
ndajnë botën shpirtërore dhe fenomenin e analizojnë shumë thellë nga ana
mjekësore. Proceset bashkëkohore ekonomike të karakterizuara me një
shkallë të lartë të integrimeve, përveç efekteve pozitive, karakterizohen edhe
me rritjen e formave të ndryshme të stresit njerëzor të cilët nuk janë të
gatshëm që t’u adaptohen mënyrave dhe formave të reja të jetës dhe punës.
Është humane që çdo shoqëri racionale të ndërmerr masa që t’i parandalojnë
dhe trajtojnë format e ndryshme të paraqitjes së stresit. Njëra nga sfidat me
themelore është menaxhimi i stresit në ndërmarrje. Në vendin tonë ka një
numër të madh ndërmarrjesh të cilat për shkak të problemeve me
tranzicionin nuk po arrin që të ndërmarrin veprimtari për parandalimin dhe
trajtimin e fenomenit stres.