IDENTIFIKIMI I KARAKTERISTIKAVE KRYESORE TË BVM-VE NË REGJIONIN E PEJËS

Authors

  • Sokol J. Domniku Author

Keywords:

BVM-të,, Menaxhim, Organizim, Përgjegjësi ligjore,, Veprimtari.

Abstract

Sektori i bizneseve të vogla dhe të mesme luan një rol të rëndësishëm 
në zhvillimin ekonomik të çdo vendi, e në veçanti për Kosovën që është duke 
kaluar në fazën e tranzicionit në një kahje drejt ekonomisë së tregut. Në këtë 
punim do të shtjellohen karakteristikat kryesore të organizimit të bizneseve të 
vogla dhe të mesme (në tekstin e mëtejmë BVM-ve) në regjionin e Pejës, u bërë 
përshkrimi i vend ndodhjes së  tyre, veprimtarisë, organizimit, menaxhimit si 
dhe përgjegjësinë ligjore që e bartin. Më tej do të bëhet një analizë dhe një 
diskutim nga të dhënat e gjetura që mbështeten në një hulumtim empirik të 
realizuar nëpërmes anketimit të BVM-ve në regjionin e Pejës. Pjesa e fundit do 
të përfshijë pjesën e rekomandimeve të cilat kanë për qëllim përmirësimin e 
kushteve aktuale të BVM-ve qoftë për nga aspekti i jashtëm por edhe ai i 
brendshëm që kanë për qëllim rritjen e performancës së tyre. Punimi me titullin 
e lartcekur është shumë aktual duke u mbështetur për nga aspekti i vështirësive 
që i kanë BVM-të sot, mirëpo edhe për nga aspekti i rolit të tyre si sektor shumë 
i rëndësishëm në ndikimin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik që 
manifestohet nëpërmes zbutjes së papunësisë, rritjes së prodhimit vendor, 
përmirësimit të  bilancit tregtar, rritjes së shkallës së investimeve në regjionin e 
Pejës, etj.  

Downloads

Published

2025-03-26