ANALIZË E POLITIKAVE TË TREGUT TË PUNËS DHE KARAKTERISTIKAVE TË PAPUNËSISË NË MAQEDONI

Authors

  • Artan Haziri Author

Abstract

Çështja e papunësisë është një problem jo vetëm i shteteve të 
pazhvilluara dhe atyre në tranzicion, por edhe i atyre me ekonomi shumë të 
zhvilluar. Në përgjithësi, papunësia shfaqet kur një person është në gjendje 
dhe ka vullnet të punoj por është i papunë. Rëndësia e një çështjeje të tillë 
është aq e madhe dhe  me aq konsekuenca të mundshme sa që ka bërë që 
çdo individ apo grup që mëton ta qeverisë një vend duhet që në ofertën e tij 
parazgjedhore ta ketë të mirëdefinuar këtë problem dhe që njerëzve t’u 
prezantojnë zgjidhje të logjikshme dhe të pranueshme. Shpenzimet e 
pakontrolluara si dhe investimet e mundshme kapitale jashtë vendit të disa 
shteteve të zhvilluara si psh SHBA etj. – kanë sjellë deri tek prishja e 
ekuilibrave ekonomik në vend gjë që kanë pasë për pasojë edhe rritjen e 
shkallës së papunësisë. Pra, me problemin e papunësisë janë të përballura të 
gjitha ekonomitë, si ato të zhvilluara edhe ato me zhvillim më të ulët.

Downloads

Published

2025-03-26