KOMUNIKIMI NË PUNË: NDIKIMI I PENGESAVE TË KOMUNIKIMIT NË PUNËN E PUNONJËSVE, RAST STUDIMI ”ELKOS GROUP”

Authors

  • Arta Selmanmusa Author

Keywords:

komunikim,, punëtorë,, menaxher,, ndërmarrje

Abstract

Komunikimi në ditët e sotme ka evuluar shumë sa që vlerësohet si 
një funksion kryesor në koordinimin dhe suksesin e një organizate. Metodat 
dhe menyrat me të cilat kanë komunikuar njerëzit mes veti kanë evuluar 
përgjatë kohës dhe kanë pësuar ndryshime. Zhvillimi i teknologjisë ka pasur 
ndikim të madh në mënyrën se si është zhvilluar komunikimi. Komunikimi 
në ditët e sotme shikohet si funksioni më i rëndësishëm i çdo organizate. 
Komunikim duhet të synojë në radhë të parë përmirësimin e lidhjeve të 
punonjësve brenda njësive dhe nën-njësive dhe së dyti të mbledh, të 
përpunoj dhe të ndryshoj informatat e kërkuara për t'i përdorur në marrjen e 
vendimeve të ndryshme dhe gjithashtu të bashkëveprojnë me njësitë e 
ndryshme që ekzistojnë jashtë organizatës në mënyrë që organizata jo 
vetëm të mbijetojë, por edhe të rritet. Mirpo ngarkesa, shtremberimi dhe 
filtrimi janë pengesat themelore në sistemin e komunikimit ndaj të cilave 
duhet pas kujdes. Vetëm duke i kuptuar dhe vlerësuar pengesat që mund të 
ekzistojnë në komunikim ata mund të arrin një komunikim efektiv ndërmjet 
eprorit, kolegëve, vartësve të tyre. Ndërmarrjet përveç problemeve të 
natyrave të ndryshme pësojnë gjithashtu humbje të konsiderueshme për 
shkak të përdorimit të metodave dhe teknikave të varëfera të komunikimit 
dhe duke lënë shkas në këtë mënyrë për keqkuptime, motivim të dobët, 
moral të ulët dhe lindje konfiktesh. Shumë hulumtime kanë treguar se 
reduktimi i pengesave në komunikimit rrit kënaqësinë në punë dhe shkallën 
e motivimit të punonjësve. Në vazhdim për të ilustruar ndikimin e 
pengesave në komunikim në punën e punonjësve në praktikën kosovare 
kemi realizuar një hulumtim përmes pyetësorëve me punonjësit e 
kompanisë tregtare “ETC”.  

Downloads

Published

2025-03-26