RËNDËSIA E VENDIMEVE EFEKTIVE NË RRITJEN E PERFORMANCËS SË FIRMAVE TË BIZNESIT
Keywords:
sukses, performancë, afarizëm, ,vendim,, vendimmarrja efektive,, sukses,, performancëAbstract
Në kushtet bashkëkohore të zhvillimit të afarizmit, udhëheqësit e
firmave të biznesit, gjithnjë e më shumë duhen të jenë sa më të kujdesshëm,
duke i përkushtuar rëndësi shumë të madhe vendimeve të cilat i marrin në
kuadër të funksionimit dhe zhvillimit të aktiviteteve të tyre. Çdo vendim i
marrë, mund të ndikojë pozitivisht, por edhe negativisht në procesin e
prodhimit të produkteve ose të shërbimeve. Prandaj, në kuadër të çdo vendimi,
menaxherët e firmave të biznesit duhen të marrin parasysh shumë faktorë, qoftë
brenda por edhe jashtë ndërmarrjeve të tyre, në mënyrë që vendimet e tyre mos
të kenë efekt negativ.
Ekonomia e tregut, respektivisht sistemi ekonomik kapitalist i
mundëson qytetarit gjegjësisht konsumatorit që ti ofrohen mundësi dhe zgjedhje
të shumta sa i përket përzgjedhjes për produkte dhe shërbime. Prandaj, veprimi
i lirë i firmave të biznesit në treg, zgjedhja e mënyrës së prodhimit, në mënyrë
të padiskutueshme konsiderohet si përparësi absolute, mirëpo në anën tjetër
edhe si mangësi që karakterizohet me një numër të madh të konkurrencës që
ofrojnë produkte ose shërbimeve të ngjashme. Udhëheqësit e firmave të biznesit
gjithmonë duhet që vendimet e tyre ti mbështesin në dobi të dyanshme, në
njërën anë në dobinë e pronarëve të tyre dhe në anën tjetër në dobi të
konsumatorëve. Qëllimi i këtij punimi është që të ofrojë të dhëna teorike dhe
praktike që tregojnë dhe dëshmojnë rëndësinë e vendimmarrjes efektive, si
faktorë vendimtarë i arritjes së suksesit biznesor.