MUNGESA E LEGJISLACIONIT NË SFERËN E LIBERALIZIMIT TË INDUSTRISË SË SIGURIMEVE NË KOSOVË

Authors

  • Armand Krasniqi Author

Keywords:

Sigurim, legjislacion, rregullore, konventë polisë, premi, risk

Abstract

Kjo temë pasqyron një vështrim autorial lidhur me kompleksitetin e 
tregut të sigurimeve në Kosovë. Për shkak të te kaluarës, dominimit të 
rrethanave të posaçme politike, tranzicionit të vonuar shoqëror, dobësive në 
zhvillimin ekonomik, mungesës së funksionimit të shtetit ligjor në masën e 
mjaftueshme në mënyrë specifike tregu i sigurimeve dhe vet sigurimet si 
institucione karakterizohen me një zhvillim të dobët dhe probleme evidente 
në vendin tonë. Numri kompanive që operojnë në këtë treg dhe numri i 
produkteve të ofruara, qofshin ato të detyrueshme ose ato vullnetare, është i 
vogël. Kjo jo vetëm për shkak të ndikimit rrethanave të cekura më sipër por 
edhe për shkak të  ndërgjegjësimit jo të mjaftueshëm të qytetarëve për 
dobitë nga sigurimet, të mungesës së programeve qeveritare dhe mungesa e 
konsiderueshme e bazës legjislative. Andaj, pritet që në Kosovë së shpejti 
lëmi i sigurimeve të detyrueshme të rregullohet me ligj me të avancuar. 
Nëpërmjet kësaj baze të re ligjore do të duhet që të rregulloheshin çështjet e 
mbikëqyrjes institucionale të sigurimeve. Përkrah rregullimit legjislativ të 
kësaj fushe në përputhje me standardet e nevojshme ndërkombëtare është e 
domosdoshme edhe krijimi i një sistemi kontrolli institucional relativisht 
liberal. Sa se i kontrolluar do të jetë ky sistem do të varet pikërisht nga 
niveli i zhvillimit socio - ekonomi të vendit, kërkesat që shoqëria i 
parashtron para këtij sistemi mbrojtës dhe gatishmëria e tregut të 
sigurimeve për ofrimin e këtij shërbimi. 

Downloads

Published

2011-03-26