DOMOSDOSHMËRIA E MARKETINGUT NË INTERNET

Authors

  • Jahja Lataj Author

Keywords:

marketing, internet, marketingu elektronik, online, konsumatorë, marketingu miks,

Abstract

Rritja emergjente e internetit e shoqëruar kjo me teknologjinë përkatëse
dhe atë të informacionit ka ka implikuar çdo aspekt të jetës sociale dhe ekonomike
duke çuar në zhvillimin e një ere të re edhe për marketingun, e quajtur kjo
marketingu në internet. Sot tre gjëra janë të qarta për bizneset: Interneti është
shumë i rendësishëm për marketingun, marketingu i suskseshëm duhet të bazohet
në kuptimin se si duhet të integrojmë principet tradicionale dhe ato të biznesit të ri
në një strategji koherente online dhe marketingu në internet është një përballje e
ripërcaktimit të mënyrës nëpërmjet së cilës bizneset ndërveprojnë me konsumatorët
e tyre. Në thelb misioni i marketingut është të tërheqë dhe të mbajë konsumatorët e
tyre. Në marketingun tradicional roli konsumator ka qenë mjaft pasiv, sot mund të
themi se www përdor konceptin hypermedia i cili koncept siguron një rol më aktiv
të vizitorit në web. Hypermedia do të thotë llojllojshmëri përmbajtjesh të mediave
që mund të aksesohen nëpërmjet superlidhjeve të cilat mund të përdoren mjaft mirë
dhe me sukses në realizimin e marketingut në internet dhe sigurimin e avantazheve
konkuruese në ekonominë e re.

Downloads

Published

2025-03-26