INDUSTRIA E SHËRBIMEVE FINANCIARE – INSTITUCIONET E SIGURIMIT SI PJESË E SAJ
Keywords:
Industria e Shërbimeve financiare, Sigurimet, Siguria, I siguruari.Abstract
Ndodhë që shpesh të kemi mëdyshje rreth asaj se si të emërtohet
pjesa e ekonomisë që merret me kryerjen e veprimtarisë në kuadër të
operacioneve me financat por aty na paraqitet ndarja e këtyre operacioneve
në ato: Bankare dhe Jobankare. Në pjesën e Industrisë se Shërbimeve
Financiare që emërtohet si Jobankare hynë edhe Institucionet e sigurimit.
Sigurimi si emërtim e ka rendësin e vete si sinonim i mbrojtjes dhe besimit
në garancën e dikujt, po ashtu e ka rendësin ekonomike dhe juridike. Në
Kosovë çështja e Sigurimeve është e trajtuar në një periudhe kohore me se
100 vjeçare duke kaluar neper periudha të ndryshme të implementimit të
sigurimit qoftë të pasurisë po ashtu edhe të jetës. Periudha e cila mund të
trajtohet si kohe e instalimit të një sistemi ku institucionet e sigurimit patën
shtrirje dhe forcim të veprimtarisë se vete, është periudha që nga viti 2000
e këndej. Nevoja për individin dhe subjektet juridike të kenë mbrojtje
nëpërmes sigurimit e mundësuan që institucionet e sigurimit të shtohen në
numër dhe në fuqinë e vete financiare për të ofruar mundësi për mbulimin
e të papriturave. Sigurimi si veprimtari edhe në Kosovë përveç rendësis së
vete në aspektin nacional, po e fiton rendësin edhe në nivel internacional.
Fjalët kuqe: Industria e Shërbimeve financiare, Sigurimet, Siguria, I
siguruari.