MJEDISI I SHËNDOSHË NATYROR PËR NJË ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM
Keywords:
mjedisi natyror, ambienti, sektori ekonomik, zhvillimi ekonomikAbstract
Ky punim ngërthen në vete idenë se mjedisi natyror ka rëndësi të
jashtëzakonshme për zhvillim dhe rritje të qëndrueshme ekonomike. Nga
analiza e gjendjes ambientale në Kosovë vlerësohet se të gjithë elementet
dhe komponentët e mjedisit jetësor (ajri, uji, dheu) janë të rrezikuara.
Rrezikimi i ambientit në Kosovë është rezultat i ndotjes së ambientit, i
ndërtimeve të pakontrolluara, prerjes së pakontrolluar të pyjeve, erozionit
të dheut, nga menaxhimi i dobët i mbeturinave, si dhe aktiviteteve të tjera
humane. Raporti i mjedisit natyror me rritjen ekonomike është reciprok sa
edhe i ndërlikuar. Një zhvillim i qëndrueshëm i sektorëve të ndryshëm
ekonomik nuk mund të imagjinohet pa një mjedis të shëndoshë natyror.
Lidhur me këtë tematikë në punim janë trajtuar konceptet kyçe të mjedisit
dhe janë identifikuar sektorët e ndryshëm ekonomik që kanë ndikim në
mjedisin natyror. Në përmbyllje, është propozuar një model i detajuar me
masat adekuate për mbrojtjen e mjedisit dhe rrjedhimisht inicimin e një
zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik.
Fjalët kyçe: mjedisi natyror, ambienti, sektori ekonomik, zhvillimi
ekonomik