TRAJNIMI I RESURSEVE HUMANE – RESURSEVE DOGANORE
Keywords:
investimet në trajnim, nevojat për trajnim, njohuritë, aftësitë dhe zotësitë;, resurset humane; stafi i shërbimit doganorAbstract
Në ekonominë e sotme çështjet rreth zhvillimit të resurseve humane janë
themelore. Për këtë secila ndërmarrje bënë përpjekje maksimale që të rekrutojë në
radhët e veta njerëz që kanë dije. Arritjen e këtyre objektivave menaxherët e
resurseve humane e realizojnë nëpërmjet trajnimit dhe zhvillimit. Kur menaxherët
apo punëdhënësit e vërejnë se për të qenë më kooperativ në treg, duhet të bëhet
rritja e produktivitetit të punonjësve, atëherë investojnë në trajnime të punonjësve
ekzistues. Njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë trajnimeve u ndihmojnë punonjësve
të rrisin suksesin në ndërmarrje. Ndërsa në të kaluarën trajnimi konsistonte para së
gjithash në organizimin thjesht të kurseve të trajnimit, sot gjithnjë e më tepër flitet
për një proces trajnimi i cili duhet të programohet mirë.