MODELET E QEVERISJES KORPORATIVE NË EVROPË

Authors

  • Granit Vokshi Author

Keywords:

Qeverisje Korporative, Sistemi Kontinental, Sistemi Anglosakson, , Aksionarët, Palët e Interesit, Bashkimi Evropian

Abstract

Tradita politike, filozofike, kulturore dhe vlerat e tjera shoqërore të 
shoqërive të caktuara e përcaktojnë strukturën institucionale, infrastrukturën 
ligjore si dhe e determinojnë qëllimin e ekzistencës së shoqërisë. Ndërmarrjet e 
etabluara brenda shoqërive të ndryshme zakonisht kanë edhe diferenca të 
mëdha. Duke u nisur nga këto premisa institucionet supranacionale të 
Bashkimit Evropian kanë tentuar që ta bëjnë harmonizimin e legjislacionit 
Evropian në fushëveprimin e së drejtës së kompanive, e veçanërisht në modelin 
e qeverisjes korporative. Mirëpo diferencat në premisat ideologjike të shoqërive 
të ndryshme anëtare të BE-së me theks të veçantë Gjermanisë dhe Mbretërisë së 
Bashkuar kanë rezultuar me një ngecje në procesin e harmonizimit duke bërë të 
pamundur prezenzimin e rregullave uniforme brenda BE-së sa i përket disa 
aspekteve të Qeverisjes Korporative. Në këtë punim prezentohen nëpërmjet 
metodologjisë krahasimore, diferencat në mes të dy sistemeve të qeverisjes 
korporative, pikat e konfliktit, tendencat për harmonizim si dhe anët e forta dhe 
të dobëta të modeleve respektive.  

Downloads

Published

2025-03-26