NDIKIMI I AUDITIMIT TË JASHTËM NË NGRITJEN E CILËSISË SË RAPORTIMIT FINANCIAR

Authors

  • Brikenda vokshi Author

Keywords:

Pasqyra financiare, auditim, cilwsi, raportim, ngritje.

Abstract

Sa me shumë konkurent të aktivizohen në ekonominë e tregut, aq 
më të rëndësishme për shfrytëzuesit e pasqyrave financiare bëhen 
informatat financiare të cilat janë të qëndrueshme, të besueshme dhe 
kuptimplotë. Qeveria mbështetet në raporetet financiare për t’i mbledhë në 
mënyrë efikase, të drejtë dhe proporcionale tatimet. Ndërmarrjet 
mbështeten në raporete financiare për thithjen e investimeve, për blerjen e 
aksioneve dhe pjesëve të ndërmarrjeve tjera. Investuesit mbështeten në 
raportet financiare për të rritur kapitalin apo zgjeruar operacionet 
biznesore. Kjo ndikon në dobi të krijimit të vendeve të reja të punës dhe 
rritjes ekonomike. Në mënyrë që këto shenime financiare të cilat u 
shërbejnë shfrytëzuesve të jashtëm të jena sa më bindëse, të qëndrueshme 
dhe të drejta, ato duhet të vërtetohen. Kjo e paraqet detyrën parësore të 
funksionit të auditimit, njëkohësisht edhe ngritjen e cilësisë së raportimit 
financiar. 
Fjalët kyçe: Pasqyra financiare, auditim, cilwsi, raportim, ngritje.

Downloads

Published

2025-03-26