130 KRIZAT FINANCIARE

Authors

  • Fidane Spahija Author

Keywords:

ekonomi\, faktorët, globalizim, krizat, teknikat,, pasojat, reagimet.

Abstract

Krizat financiare edhe sot vazhdojnë të mbesin fenomene të pazgjidhura.
Numri i llojeve të krizave çdo ditë po shënon rritje nga faktorë të ndryshëm
ekonomik, politik, social, klimatik, financiarë, etj. Varësisht nga identifikimi dhe
madhësia e krizës, variojnë pasojat e saj. Nëse kriza vrehet më herët, atëherë gjasat
për parandalimin e saj janë të mëdha, në të kundërtën pasojat e saj mund të jenë
galopante, siç është kriza e sotme financiare globale. Në kushtet e sotme të
globalizimit, efektet e krizave përhapen shumë shpejt, kjo si pasojë e aktiviteteve
ndërlidhëse financiare e tregtare që kanë prej shtetit në shtet. Në raste krizash
shpeshherë ndërhyjnë qeveritë, bankat qendrore dhe institucionet tjera, ku qëllimi i
vetëm është dalja apo lehtësimi i krizës. Masat kryesore që i ndërmarrin janë ulja e
normave të interesit, ulja e normave të politikave fiskale (tatimeve, taksave,) etj.,
nëse kriza është me përmasa më të mëdha, atëhere ndërhyjn edhe FMN-ja, Banka
Botërore, Banka Qendore Europiane, qeveritë e vendeve më të zhvilluara duke i
ndihmuar me donacione, hua, ndihma humanitare, etj. Krizat duhet paraprirë duke
hartuar plane në parandalimin e saj, por, nëse ndodh që kriza ka arritur në vendin e
juaj atëherë duhet hartuar plane urgjente për tejkalimin e saj dhe plane “postkrizë”
sepse përndryshe pasojat e saj mund të kenë kohëzgjatje të paparashikueshme. Të
mos reagosh në kohë do të thotë ta pësosh dhe të vuash pasojat.

Downloads

Published

2025-03-26