NDIKIMI I KRIZËS GLOBALE, IDENTIFIKIMI I BARRIERAVE KRYESORE DHE NDIKIMI I TYRE NË ZHVILLIMIN E MENAXHIMIT TË BURIMEVE TË FINANCIMIT TË BIZNESEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË KOSOVË
Keywords:
Menaxhimi, financimi, ndërmarrje, kredi, kapital, kamatë, burime të financimit, mjete financiare, aktivitete të financimitAbstract
Menaxhmi përfshin të gjithë procesin menaxhues në një ndërmarrje
duke u nisur nga planifikimi, punësimi, drejtimi, bashkërenditja, ekzekutimi e
deri te kontrolli i saj.
Në aktivitetet e financimit të ndërmarrjes përfshihet marrja e
vendimeve lidhur me financimin dhe shfytëzimin sa më racional të mjeteve në
ndërmarrje. Në këto aktivitete njëherit përfshihet edhe zgjidhja e problemeve të
cilat janë të lidhura me burimet e financimit, lartësia e mjeteve dhe struktura e
mjeteve financiare.
Në Kosovë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të marrin kredi
nga bankat dhe atë me kamatë të lartë. Si mjet garantues për marrjen e kredisë
nevoitet pengu, hipoteka në vlerën për dy herë më të madhe se kredia. Kredia
jepet për veprimtari të ndryshme ekonomike, si për kapital qarkullues ashtu
edhe për kapital themelor. Edhe disa organizata mikrofinanciare lejojnë kredi
me vlerë më të vogël se sa bankat, me kamatë të njejtë mirëpo me afat më të
shkurtër.