ROLI I KONTABILITETIT TË MENAXHMENTIT SOT

Authors

  • Fidane Spahija Author

Keywords:

Kontabilitet, ndërmarrje, menaxhim,, financiar, ekonomi

Abstract

Kontabiliteti si disiplinë shkencore, identifikon, rregjistron dhe 
komunikon informatat që janë relevante, të besueshme dhe të krahasueshme për 
marrjen e vendimeve nga ana e shfrytezuesëve. Kontabiliteti i menaxhmentit 
dallon nga kontabiliteti financiar kryesisht sa u përket përdoruesëve. 
Informacioni i kontabilitetit menaxherial nevojitet për përdoruesit e brendshëm, 
ndërsa informacioni i kontabilitetit financiar u drejtohet përdoruesëve të 
jashtëm. Objektivat e kontabilitetit të menaxhmentit ndërlidhen drejt 
përmbushjes së objektivave të organziatës. Kontabiliteti i menaxhmentit 
ndihmon organizatën në marrjen e vendimeve, kontrollim, planifikim dhe 
raportimin e informatave sa më kualitative. Konkurenca, rritja e shërbimeve dhe 
përparimet e teknologjisë informative janë faktorë kryesorë që kanë ndikuar në 
praktikën sa më të madhe te kontabilitetit të menaxhmentit në ndërmarrje. Kjo 
nënkupton edhe pjesëmarrjen aktive të kontabilistëve menaxherial në proceset 
kyçe të ndërmarrjes. Sot, roli i tyre është shumë i madh dhe zbatimi i 
standardeve etike është i obligueshëm

Published

2025-03-26