HAPËSIRA MONETARE OPTIMALE: UNIONI MONETAR EVROPIAN
Keywords:
Hapësira monetare,, unioni monetar, monedha e përbashkët,, informacioni asimetrikAbstract
Përdorimi i monedhës së përbashkët mbart kosto të caktuara. Teoria e
hapësirës monetare optimale balancon dobitë dhe kostot e përdorimit të monedhës
së përbashkët. Nëse çmimet dhe pagat janë fleksible, kursi i këmbimit ndihmon në
zgjidhjen e situatave kur paraqiten tronditje asimetrike. Në unionin monetar janë
me rëndësi tronditjet asimetrike të vendeve anëtare. Teoria e hapësirës monetare
optimale shtron çështjen se cilat karakteristika të unionit monetar ndikojnë në
paraqitjen e tronditjeve asimetrike. Ajo më pas zhvillon parimet, të cilat nëse
përmbushën, i bëjnë humbjet nga kursi i këmbimit më pak të dhimbshme. Tri
parime ekonomike klasike të teorisë së hapësirës monetare optimale janë: Lëvizja e
lirë e fuqisë punëtore; Shumëllojshmëria e prodhimit; dhe Hapja e ekonomisë
kombëtare. Tri parime politike të teorisë së hapësirës monetare optimale janë:
Transferët fiskal; Homogjeniteti i preferencave; dhe Solidariteti mes vendeve
anëtare të unionit monetar.