MENAXHIMI I NDËRMARRJEVE TË PRIVATIZUARA NË KOSOVË, KUSHT DHE MUNDËSI E RRITJES SË BIZNESEVE DHE PUNËSIMIT
Keywords:
Privatizimi,, menaxhimi,, rritja ekonomike, ndërmarrjet, tranzicioniAbstract
Koncepti i transformimit të pronës është një “fenomen” me të cilin
janë ndeshe edhe ndeshen të gjitha llojet-tipet e njohura të organizimeve
ekonomike, në rastin e Kosovës pas viti1999 kemi orvatjet dhe fillimin e
privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Privatizimi u vlerësua nga ekspertet dhe
liderët kosovar si domosdoshmëri për çuarjen përpara të tranzicionit dhe
shtyrjes përpara të zhvillimit ekonomik në Kosovën e dal nga grabitja, bllokimi
,sanksionet me se 10 vjeçare nga ana e institucioneve të Serbisë. Mungesa e
lirisë politike dhe e mundësisë se menaxhimit të pronës në industrinë dhe
ekonomin e Kosovës e solli gjendjen e bizneseve buze rrënimit të bazës
materiale por edhe të vete burimeve njerëzore si resurs primar për zhvillimin e
aktiviteteve qoftë në tregun e brendshëm qoftë në tregun e jashtëm. Avancimi
në procesin e privatizimit të kapaciteteve ekonomike në Kosovë duhej që të
behej në kohen sa ma të shkurte , duke u bazuar në dëshirën dhe planet e
administratorëve të ndërmarrjeve shoqërore (UNMIK-DTI, AKM,AKP), por siç
ndodhe shpesh me planet e hartuara shpejt e shpejt, u vërejte dhe u bë e qarte se
kjo është një sfidë si për institucionet ndërkombëtare ashtu edhe për
institucionet qeverisës Kosovare që janë të ngarkuara me zhvillimin ekonomik
të Kosovës. Privatizimi ndërmarrjeve shoqërore bëhet me metodën e Spin Off
it, ku nga ndërmarrja shoqërore në bazë të autorizimeve nga rregullorja e
UNMIK-ut nr. 2003/13 dhe ligjit mbi Agjencionin Kosovar te Privatizimit
(AKP) Nr-03/L-067, bëhet bartja e Pasurisë së ndërmarrjes shoqërore (të
luajtshme dhe të paluajtshme) në një ndërmarrje të re (Newco) e cila
regjistrohet si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar dhe pastaj kjo ndërmarrje e re
nëpërmes tenderit shitet dhe privatizohet duke e krijuar Qiradhënien për 99 vjet
për tokën që e kanë Ndërmarrjet Shoqërore. Ekziston edhe modeli i përparuar i
privatizimit me Spin Off-Special ku në të vërtet zbatohen rregullat e Spin offit
të rregullt plus kushtëzimet me:
1) zotimin për investimin në ngritjen e kapaciteteve brenda dy viteve,
dhe 2) zotimin për numrin e punëtorëve që do të punësoj Brenda dy viteve. Me
e rëndësishmja që ndodhi e që nuk shkoj në favor të zhvillimi që keq
menaxhimi, menaxhimi joprofesional, kontrolli i dobët ( asfare) i menaxhmentit
të ndërmarrjeve shoqërore, rrëshqitja e vazhdueshme drejt bankrotimit, rënia e
rolit udhëheqës të menaxhmentit, humbja e motivimit nga ana e menaxherëve
për arritjen e rezultateve në biznes. Kjo situate nuk ishte aspak premtuese dhe
124
Journal for Research Business Administration, Year 1 No.2. 2010, KUD 65:338 -----------------------------------------------------------------------------------------------------------
njëkohësisht e solli aktivitetin e ndërmarrjeve shoqërore në nivelin e vegjetimit
apo mbijetesës nga denja me qira e hapësirave aty ku pat interes për të, rënia e
aktivitetit solli edhe deri të humbja reale e vlerës se bizneseve.