Teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në kornizën e kurrikulumit të Kosovës
Keywords:
Kurrikulum, teknologji, informacion, kompetencë,, komunikim, arsim, ekonomiAbstract
Autori këtë punim kërkimor e përgatiti i angazhuar në cilësinë e
anëtarit të rregullt të Këshillit Shtetëror të Kosovës për Kurrikula
(KSHKK), në të cilin është emëruar nga Ministria e Arsimit Shkencës
dhe Teknologjisë së Kosovës, si ekspert dhe përgjegjës për programet e
ndërlidhura me teknologjinë e informacionit dhe të komunikimit.
KSHKK është themeluar që nga viti 2008 dhe është në fazën e
aprovimit të Kornizës së re kurrikulare të Kosovës, pas përfundimit të
suksesshëm të diskutimit publik në muajin nëntor 2010. Për më shumë
se 2 vjet KSHKK që formohet nga 20 anëtarë eminentë të fushave dhe
disiplinave të ndryshme, kryesisht nga 2 ekspertë të lëmenjëve të:
matematikës, Gjuhës shqipe, gjuhëve të huaja, TIK, historisë,
gjeografisë, pedagogjisë etj. dhe i ndihmuar nga Ekipi Teknik (ET) bëri
një punë shumë studioze në ndërtimin e një koncepti të ri për kurrikulin
e Kosovës, i cili është i bazuar në kompetencë të studentët. Autorin e
ndihmuan anëtarët e ekipit teknik të caktuar nga MASHT, të cilët
mblodhën të dhëna në lidhje me teknologjinë e informacionit dhe të
komunikimit në institucionet arsimore të Kosovës. Nga analiza e
rezultateve është ardhë deri te përfundimet relevante mbi TIK dhe rolin e
teknologjive të informacionit në implementimin e kornizës kurrikulare të
bazuar në kompetencë.