KONCEPTI I MËSIMIT ORGANIZATIV

Authors

  • DRITON Sylqa Author

Keywords:

mësimi organizativ, dituria / njohuria organizative, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Abstract

Kohëve të fundit, aktiviteti afarist për shumë ndërmarrje po bëhet 
gjithnjë e më kompleks dhe kreativ për arsyen e proceseve dinamike dhe 
ndryshimeve të shpejta që po ngjajnë në ekonomi. Zhvillimi rapid tekniko
teknologjik dhe rritja e konkurrencës në tregjet globale po i shtyjnë ndërmarrjet 
që vazhdimisht të ndryshojnë, të ristrukturohen, investojnë në teknologji të reja 
dhe të minimizojnë koston e prodhimit me të vetmin objektiv – që të mbesin 
konkurrentë në treg. Kështu që, mësimi organizativ po bëhet me rëndësi të 
jashtëzakonshme nëse organizatat dëshirojnë të kenë sukses. Aplikimi praktik i 
këtij procesi premtues është i kushtueshëm pasi që kërkon investime në 
teknologjitë moderne të informacionit. Rrjedhimisht, duke marrë parasysh 
kapacitetin e vogël veprues dhe burimet e kufizuara me të cilat disponojnë 
ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, lind pyetja se a kanë mundësi që këto 
ndërmarrje të aplikojnë këtë proces modern? NVM-të që të jenë konkurrentë 
dhe të sigurojnë qëndrueshmëri duhet të përqendrohen më tepër në diturinë e 
fshehur dhe në shfrytëzimin e trendeve të teknologjisë së informacionit sepse 
ndikimi i tij është i konsiderueshëm në zhvillimin e mësimit organizativ. 

Downloads

Published

2025-03-26