LIGJI MODEL UNCITRAL PËR ARBITRAZHI I TREGTISË NDËRKOMBËTARE
Keywords:
Arbitrazh, gjykatë, konventa ndërkombëtare, ligji, vendimi i arbitrazhit;Abstract
Arbitrazhi është njëra ndër metodat e zakonshme bashkëkohore për
zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të cilat eventualisht lindin gjatë zhvillimit të
operacioneve në tregtinë ndërkombëtare. Është një mjet privat i zgjidhjes
së konflikteve bazuar në marrëveshjen paraprake të palëve për t'ia referuar
kontestin eventual për një gjykate private. Kjo formë dhe metodë për të
zhvilluar një çështje gjyqësore zakonisht preferohet për një seri arsyesh.
Zhvillimi i procedurës para gjykatës së arbitrazhit ka tendencë të jetë
shumë më i shpejtë se sa çështje e njëjtë kontestimore t’i adresohet një
gjykate kombëtare për t’u realizuar respektivisht gjykuar. Një gjykatë e
arbitrazhit e kontraktuar – caktuar për të dëgjuar dhe zgjidhur një
mosmarrëveshje sipas praktikave, me siguri të madhe do të kushtojë
vëmendje të plotë e të vazhdueshme çështjes kontestimore. Gjykata e
rregullta zakonisht kanë kohë të limituar, listat të gjata e të ndryshme të
rasteve të cilat kërkojnë një përqendrim dhe vëmendje me të thëlluar për
gjykuar një rast, gjë e cila paraqet situatë të vështirë. Edhe pse gjykatat e
arbitrazhit duhet të plotësojnë kërkesat e drejtësisë natyrore dhe të
vendosin në pajtim me ligjin ato duhet dhe mund të miratojë procedura
fleksibile dhe të shpejtë. Arbitrazhi mund të jetë më i shtrenjtë se sa një
proces gjyqësor i zhvilluar në një gjykatë të rregullt, megjithatë tregtarëve
u konvenon dhe parimisht pajtohen që të qëndrojnë në këtë procedurë për
të fituar në kohë dhe thjeshtësi procedurale. Përveç kësaj, shpenzimet e
arbitrazhit zakonisht duhet të jenë të përballueshme nga palët dhe sipas
rregullit nuk tatimoren nga të tatimpaguesit. Tregtarët shpesh preferojnë
intimitetin e procesit të arbitrazhit për publicitet që merr pjesë gjatë
procedurës gjyqësore.
Fjalët kyçe: Arbitrazh, gjykatë, konventa ndërkombëtare, ligji,
vendimi i arbitrazhit;