Baza e të dhënave (databaza) e krijuar në analizën e gjendjes së shfrytëzimit të ECTS sistemit në Universitetin e Prishtinës, Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës Juglindore

Authors

  • Edmond Beqiri Author

Keywords:

ECTS, teknologji, informacion, informatë, Bazë e të dhënave, Databazë,

Abstract

Autori këtë punim kërkimor e përgatiti i angazhuar në cilësinë e
ekspertit nga Komisioni Evropian si pjesë të projektit “TEMPUS-project
SM SCM-C013B04 KOSOVO, FYROM”. Në kuadër të projektit
"Promovimi i Bolonjës dhe implementimi i ECTS në Universitetin e
Prishtinës, Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe Universitetin e Evropës
Juglindore në Tetovë", është organizuar një Anketë në të tri institucionet e
arsimit të lartë duke i shfrytëzuar pyetësorët për vetëvlerësim "ECTS/DS
programi për këshillim dhe vizita" të disenjuar nga Asociacioni i
Universiteteve Evropiane (AUE). Në pjesën kërkimore të punimit, gjatë
muajve tetor, nëntor dhe dhjetor është bërë një anketim i disa dekanëve të
fakulteteve dhe i shefave të departamenteve në të tre universitetet. Nga 50
pyetsorë të plotësuar është ardhë deri te konstatimi i përdorimit të ECTS
sistemit në të tre institucionet. Autori nga pyetësorët krijoi bazën e të
dhënave dhe nga ajo përfitohet pasqyra e qartë krahasuese për
implementimin e sistemit ECTS në këto tre Universitete. Analiza krahasuese
e fituar bjen deri te përfundimet relevante mbi shfrytëzueshmërinë e ECTS
sistemit në Universitetin e Prishtinës, Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe
Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Downloads

Published

2025-03-26