KOMPLEKSITETI I PRONËS SHOQËRORE, TRANSFORMIMI DHE PRIVATIZIMI I SAJ

Authors

  • Driton Sylqa Author

Keywords:

prona shoqërore,, ndërmarrjet shoqërore, ndërmarrjet publike, transformimi,, privatizimi, tranzicioni.

Abstract

Njëra ndër sfidat më të rëndësishme të tranzicionit në shoqërinë tonë është
edhe transformimi/privatizimi i pronës shoqërore i artikuluar si ndërmarrje
shoqërore, respektivisht publike. Për konceptin e pronësisë shoqërore janë shfaqur
dilema të shumta dhe janë dhënë mendime të numërta. Sipas dispozitave
kushtetuese të viti 1974 e deri në vitin 1989, pronësia shoqërore ishte pronësi e të
gjithë shoqërisë dhe askush nuk kishte të drejtë përvetësimi, as bashkësitë
shoqërore politike, as organizatat punuese dhe as individi. Kjo pronësi e formuluar
kështu në kushtetutë ishte pronësi specifike që dallonte nga pronësia shtetërore dhe
shoqërore. Argumentet që flasin në favor të fakti se shteti ishte pronar i pronës
shoqërore janë edhe transformimet e pronës shoqërore në pronë shtetërore nga
shtetet e dala nga ish-Jugosllavia. Këtë zgjidhje në mënyrë të tërthortë e ka pranuar
edhe Republika e Kosovës përmes Kushtetutës dhe Ligjit mbi Agjencinë Kosovare
të Privatizimit. Gjatë dhjetë viteve të fundit, në Kosovë janë shënuar hapa të
rëndësishëm drejt krijimit të ekonomisë së tregut dhe institucioneve të
qëndrueshme në përputhshmëri me një kornizë ligjore efikase dhe bashkëkohore.
Transferimi i pronës shoqërore në pronë private është cilësuar si hap kyç i reformës
për ta bërë Kosovën me një ekonomi të pavarur dhe dinamike. Zgjidhja është gjetur
në atë se ndërmarrjet shoqërore iu jepen me qira investitorëve privat në kohëzgjatje
prej 99 vjetësh.

Downloads

Published

2025-03-26