KRIZA FINANCIARE GLOBALE POLITIKAT FINANCIARE, GABIMET DHE REFLEKSIONET

Authors

  • Artan Nimani Author

Keywords:

Kriza, Globalizmi, Tregjet financiare, FMN, ,Fitimi, Humbja, Qeveritë, Bankat

Abstract

Kriza e globale ekonomike e kohëve të fundit po shërben si justifikim 
për të lëshuar një fushatë anembanë botës kundër ekonomisë të tregut dhe 
sipërmarrjes së lirë si dhe si një motiv për të justifikuar një ndërhyrje më të 
madhe të shtetit në ekonomi. Kriza e tanishme, si dhe ajo e vitit 1929, filloi në 
fushën financiare (në Wall Street) dhe në shtetin më të fuqishëm të botës. Tregu 
i lirë po konsiderohet si përgjegjësi kryesor i kësaj krize ndërkohë që shkaktari 
kryesor ka qenë në fakt ndërhyrja e qeverisë në ekonomi.  Kuptohet që babëzia 
ka luajtur rolin e vetë në këtë situatë dhe shumë bankierë e panë mbështetjen e 
shtetit si dritë të gjelbër për të abuzuar akoma më tepër duke dhënë kredi bujare 
për shtëpi për individë që nuk kishin kolateral apo të ardhura të mjaftueshme. 
Po kështu ka pasur shumë individë të papërgjegjshëm që kanë kërkuar e marrë 
kredi për shtëpi njëmilionëshe më të ardhura minimiale duke shpresuar që rritja 
e çmimeve do vijonte.  Me pak fjalë analiza e krizës që po mbizotëron në 
mediat ndërkombëtare është e gabuar dhe për këtë arsye edhe zgjidhja e 
propozuar është e gabuar dhe e dëmshme. Shkaktari i kësaj krize ka qenë 
ndërhyrja e qeverisë në ekonomi me taktikat e promovuara nga promovuesit e 
rrugës së tretë dhe jo sistemi i tregut të lirë.Kostoja totale globale e kësajë  krize 
do te arrije deri në  4.1 trilionë Dollarë

Downloads

Published

2025-03-26