NDIKIMI I TURIZMIT NË RRITJEN EKONOMIKE RAJONI I DUKAGJINIT
Keywords:
zhvillimi ekonomik, turizëm, industria prodhuese, ambienti, asetet ekonomike.Abstract
Turizmi paraqet një nga aktivitetet më të rëndësishme të një vendi
qoftë nga pikëpamja sociale dhe nga ajo e zhvillimit ekonomik. Vendi ynë
është në hapat e tij të parë drejt zhvillimit të turizmit dhe për këtë arsye
kërkohet mjaft përkushtim dhe kontribut si në promovimin e tij, mënyrën e
paraqitjes së produktit turistik dhe mikëpritjes turistike.Gjithçka që sjell një
turizëm i mirëfilltë janë të mira ekonomike, në Kosovë ka një mungesë të
industrisë prodhuese prandaj turizmi duhet të konsiderohet si një nga
gjeneruesit kryesorë të ekonomisë së vendit. Duke marrë në konsideratë
rëndësinë që ka turizmi, dhe mundësitë e zhvillimit që ai mund të ofrojë,
është detyrë e politikës të favorizojë rritjen tij në koordinim me entet e
caktuara lokale dhe ndërmarrje të ndryshme private të këtij sektori, për të
tejkaluar pengesat që e kufizojnë dhe për të definuar një organizim
sistematik. Pasuria e turizmit për ekonominë dhe punënxënia nacionale
varen nga burimet ambientale, artistike, historike që posedon një vend. Por
edhe nga elaborimi dhe ekzekutimi i programeve të zhvillimit dhe
promocionit në sektorin turistik.
Fjalët kyçe: zhvillimi ekonomik, turizëm, industria prodhuese,
ambienti, asetet ekonomike.