KONTRATA E FRANSHIZINGUT MUNDËSI ALTERNATIVE PËR RRITJE TË INVESTIMEVE
Keywords:
E drejtë kontraktore, investime alternative, Franshizing, privilegje, know – how,.Abstract
Punim trajton njërën nga mundësitë e funksionimit të tregu
ndërkombëtar dhe vendor në bazë të një sistemi kompleks rregullash juridike –
kontraktuale specifike. Institucionet respektivisht mekanizmat ekonomikë dhe
ligjorë që e rregullojnë këtë segment janë të ndërlidhura e ndërthurura ndërmjet
vete sa që marrëdhëniet tregtare dhe biznesore sot karakterizohen për një
shkallë të lartë aq sa nuk ka ekzistuar asnjëherë më parë. Dekadat e fundit kanë
lindur dhe formësuar një seri kontratash të cilat, përveç që kryejnë funksionin
instrumenteve juridike – ekonomike të komunikimit dhe zhvillimit të biznesit
në mes të palëve, investimeve u kanë dhënë një dinamizëm dhe masivitet në të
gjitha nivelet. Për shkak të rëndësisë që kanë këto kontrata, zbatimit të tyre dhe
mundësive që ofrojnë ato në jetën e përditshme, qesin në pah nevojën e
domosdoshme të njohjes të përmbajtjes dhe formës së tyre. Termi Franshizing
(Franchising) ka shumë përkufizime dhe vlerësojmë se pothuajse çdo vend në
botë për shkak të specifikave dhe zhvillimit ekonomik ka perceptimin e vet
lidhur me përmbajtjen e asaj çfarë konsiderohet është franshizing. Ky punim
pretendon që thjeshtë dhe saktë të ofrojë një tablo të plotë për franshizingun si
njëra nga format e mundshme për depërtim në treg e cila gjithsesi duhet
vlerësuar dhe mundësisht zbatuar për të qenë pjesë e mjedisit biznesor
ndërkombëtar.