MENAXHIMI I DREJTË I POLITIKAVE FISKALE - ÇELËS I SUKSESIT EKONOMIK
Keywords:
TVSH, Taksa, Politika fiskale, evazioni, BEAbstract
Objektivi, kuptimi, rëndësia dhe përkufizimi i tatimeve dhe veçmas i
tatimit në vlerën e shtuar në teorinë dhe praktikën tatimore si dhe domosdoshmëria
e shkallëzimit të saj është synim im në kёtë punim. Nisur nga fakti se sistemi
tatimor nuk zhvillohet në kushte të njëjta në të gjitha vendet, atëherë në ketë
punim do të shtjellohen elemente të veçanta të shteteve në BE dhe do të behët
krahasimi i tyre me Kosovën, duke i kushtuar rendësi të veçantë shkallës tatimore
dhe vet TVSH që nga momenti i aplikimit të saj dhe deri të nevoja imediate për
shkallëzim. Arsyetimi ynë kryesor për t’iu qasur kësaj problematike është se tatimi
mbi vlerën e shtuar (TVSh) është risia e katër dekadave të fundit në sistemin
tatimor të shumë shteteve të zhvilluar dhe atyre në zhvillim. Kosova është një ndër
shtetet me të reja që e aplikon një sistem të moderuar tatimor duke u bazuar në
modele të sistemeve më të avancuara botërore dhe kjo siguron që është duke ecur
drejt sistemimit në radhët e sistemeve tatimore të BE-së. Rëndësia dhe roli që kanë
të hyrat publike në zhvillimin ekonomik të çdo shteti është edhe shkaku kryesor
për njohjen e problematikës të sistemit te të hyrave dhe funksionimin e organeve
shtetërore krahas grumbullimit të këtyre të hyrave. Kjo problematik është njëra
ndër vështirësitë më të mëdha që paraqiten në shumë shtete si për obliguesit tatimor
ashtu edhe për organet që i administrojnë të hyrat, këto vështirësi theksohen
sidomos në shtetet që janë në zhvillim siç është rasti i Kosovës.