SWOT ANALIZA E PEJËS NË ASPEKTIN E TURIZMIT
Keywords:
turizmi, destinacioni turistik, analiza SWOT, Peja.Abstract
Turizmi është një nga sektorët i cili po zhvillohet në masë të
madhe dhe ritëm të shpejtë në botë. Turizmi ka një varg të gjerë të
ndikimeve, duke përfshirë ndër të tjera ato ekonomike, mjedisore, social
kulturore dhe shpenzimet. Turizmi është një fenomen global, i cili ka
tërhequr vëmendjen e interesave të sektorit publik dhe privat për shkak të
prirjes për të gjeneruar përfitime ekonomike të konsiderueshme të tilla si
punësimi, të këmbimit valutor, të ardhurat, të ardhurat nga taksat, etj.
Vendet e zhvilluara dhe në veçanti vendet në zhvillim kanë filluar në
krijimin e politikave të zhvillimit që lidhen me turizmin. Nevoja njerëzore
për të ikur nga rutina e përditshme, dëshira për të kontaktuar me natyrën
dhe kurreshtja e njerëzve për të eksploruar vende të tjera dhe civilizime dhe
nevojat e tyre thelbësore për argëtim dhe dëfrim janë gjithnjë e në rritje.
Peja është një qytet i cili ka trashëgimi historike dhe kulturore dhe të
burimeve natyrore. Ky studim synon të përcaktojë potencialin turistik të
Pejës me analizën SWOT. Me këtë analizë vihen në pah anët e forta,
dobësitë, mundësitë dhe kërcënimet e mundshme turistike dhe kërkesat e
nevojshme për të përmirësuar turizmin në Pejë.
Fjalët kyqe: turizmi, destinacioni turistik, analiza SWOT, Peja.