ORIENTIMET GLOBALE STRATEGJIKE TË ZHVILLIMIT EKONOMIK NË REPUBLIKËN E KOSOVËS
Keywords:
:globalizimi,, zhvillimi ekonomik, privatizimAbstract
Abstrakt
Në bazë të praktikave të vendeve tjera të cilat kanë kaluar në
periudhën e tranzicionit, problemi kyç i këtij procesi ishte dukuria e
korrupcionit, varfërisë dhe efekteve negative të globalizimit. Në këtë punim
synojmë që të analizojmë orientimin global strategjik në zhvillimin e
ekonomisë së Kosovës në periudhën e tranzicionit, me qëllim të zvogëlimit të
normës së papunësisë, varfërisë dhe anëtarësimin më të shpejtë të Kosovës në
UE. Qëllimi i këtij punimi do të jetë një kontribut sa do i vogël që të plotësojë
një mungesë të madhe të studimeve që trajtojnë aspektet ekonomike dhe sociale
në Kosovë. Zhvillimi i ekonomisë së hapur të tregut e të strukturave
demokratike të shoqërisë në Kosovë konsiderohet si domosdoshmëri për
stimulimin e aktiviteteve ekonomike. Projekti synon të përmirësojë nivelin e
informimit të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm për aspektet ekonomike të
problemit të Kosovës, të cilat janë shumë të rëndësishme, por nga ana tjetër,
shpeshherë të margjinalizuara.