RËNDËSIA E ZHVILLIMIT TË TURIZMIT NË REGJIONIN E PEJES
Keywords:
Turizmi, infrastruktura, potenciali turistik, qarkullimi turistik, klientët.Abstract
Turizmi në kuptimin dhe përmbajtjen e tij paraqet një grup
marrëdhënieve dhe relacioneve komplekse që ndërmirren me qëllim të
realizimit të aktiviteteve të caktuara turistike. Rëndësia e turizmit është e
pakontestueshnme posaqërisht nga aspekti i zhvillimit ekonomik permes
efekteve pozitive të vendit me qëllim të rritjes së mjeteve buxhetore,
sigurimit të projekteve për financimin dhe stimulimin e proceseve
zhvillimore si në planin nacional po ashtu edhe ndërkombëtar7.
Rol të veçantë në zhvillimin e turizmit ka rëndësia e infrastruktures
së vendit. Turizmi si degë ekonomike, jashtzakonisht komplekse,
karakterizohet si faktor burimor i të hyrave nga afarizmi i zhvilluar si
brenda vendit ashtu edhe atë ndërkombëtar. Në Konferencën për turizmin
të organizuar nga Kombet e Bashkuara viti 1963, duke e pasur parasysh
edhe rëndësinë në aspektin ndërkombëtar, është potencuar dhe vërtetuar se
turizmi është aktivitet fundamental i dëshirueshëm që meriton falenderime
dhe përkrahje nga të gjithë popujt dhe qeveritë. Shkalla dhe cilësia e
kërkesave turistike bazohet edhe nga niveli i ngritjes kulturore
respektivisht nga botkuptimet kulturore8. Motivet turistike janë shkaqe për
pasurimin dhe strukturalizimin e qëndrimeve turistike në vendet turistike.
Fjalët kyçe: Turizmi, infrastruktura, potenciali turistik, qarkullimi
turistik, klientët.