KRIZA GLOBALE DHE REFLEKTIMI I SAJ NË EKONOMINË E KOSOVËS

Authors

  • Ali Sylqa Author

Keywords:

Kriza globale ekonomike, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, konkurrenca, varfëria, remitanca.

Abstract

Pasiguria e tanishme e ekonomisë ndërkombëtare përfaqëson një nga
krizat më destruktive në shekullin e fundit, ndoshta me efekte aq shkatërruese sa
asnjëherë më parë. Sistemi ekonomik i përgjithshëm ndërkombëtar, pothuajse të
gjitha ekonomitë individuale kombëtare dhe ekonomitë në tranzicion të Evropës
Juglindore janë ndikuar nga kjo krizë. Ekonomia e Kosovës, edhe pse e brishtë dhe
jo e qëndrueshme sigurisht që do të ndikohet nga kriza globale. Shikuar nga prizmi
metaforik, efekti do të jetë ai i valëve të detit, që d.m.th. pa marrë parasysh sa do të
vonojë përplasja e saj me bregun, ajo gjithsesi se do të ndodh por intensiteti i saj do
të jetë vështirë i parashikueshëm. Është e kuptueshme që nga rrethanat ekonomike
të krijuara rishtas, posaçërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë të prekura
nga trazirat aktuale te tregjeve ndërkombëtare. Përderisa argumentohet se kriza
globale financiare nuk ka goditur Kosovën drejtpërdrejtë, ekonomia e saj ka ndjerë
efektet e saj indirekte. Vendet donatore kanë hezituar të rrisin ndihmën e tyre për
Kosovën për shkak të problemeve të brendshme; rritja dramatike e papunësisë si në
Evropë ashtu edhe në SHBA, ka prekur diasporën kosovare. Rënia pasuese e
dërgesave nga kosovarët të cilët punojnë jashtë vendit ka mundësi të ketë ndikim
negativ në ekonominë e Kosovës në përgjithësi.

Downloads

Published

2025-03-26