NDIKIMI I MOTIVIMIT TE PERSONELI JOMENAXHERIAL NË SUKSESIN E NDËRMARRJEVE

Authors

  • Albana Gazija Author

Keywords:

motivim, punëtorë, menaxher, ndërmarrje

Abstract

Motivimi  i punëtorëve është një nga aspektet më të rëndësishme dhe 
shumë pak i kuptuar nga procesi i menaxhimit të burimeve njerëzore. Në një 
kohë, punëtorët janë konsideruar vetëm si një input në prodhimin e mallërave 
dhe shërbimeve. Sjelljet e njerëzve janë komplekse dhe përpjekjet për të gjetur 
se çfarë i motivon punëtorët ka qenë problem i shkenctarëve biheviourist. Kjo 
mënyrë e të menduarit ka ndryshuar në ditët e sotme. Sot njerëzit në ndërmarrje 
konsiderohen si kapitali më i çmueshëm dhe motivimi i punëtorëve është fokus 
kryesor i menaxherëve 
.  
Motivimi i punëtorëve ka një rëndësi shumë të madhe për të ardhmen e 
ndërmarrjes dhe arritjen e qëllimeve të saj. Punëtorët e motivuar bëjnë më 
shumë përpjekje dhe shrytëzojnë aftësitë e tyre për arritjen e qëllimeve të 
ndërmarrjes që ndikon pozitivisht në rritjen e performancës. Fluktuimi i 
punëtorëve dhe abstenizmi shkaktohen si pasojë e nivelit të ulët të motivimit 
nga ana e menaxherëve dhe pakënaqësisë në punë. Është detyrë e çdo 
menaxheri për të siguruar që punëtorët të kenë një shkallë të lartë të motivimit. 
Kuptimi i nevojave, dëshirave dhe qëllimeve të punëtorëve dhe përpjekja për t’i 
përmbushur ato çon në arritjen e rezulatateve të larta dhe realizimin e qëllimeve 
të ndërmarrjes. Motivimi i punëtorëve ndikon pozitivisht në rritjen e cilësisë së 
produkteve dhe shërbimeve, në rritjen e efikasitetit  dhe produktivitetit. Çelësi 
për një ndërmarrje të suksesshme është motivimi i punëtorëve. 

Downloads

Published

2025-03-26