PËRGJEGJËSITË LIGJORE PËR MJEDISIN NË BAZË TË KONVENTAVE EVROPIANE
Keywords:
Legjislacion, mjedis, ambient, përgjegjësi civile dhe penale, konventë,, direktivë.Abstract
Punimi pretendon që të faktojë rreziqet me të cilat po ballafaqohet me
dekada mjedisi në suaza globale dhe njëkohësisht reagimin e shoqërisë njerëzore që
me mjete të forta juridike të ndikojë në mbrojtjen e këtij sistemi. Sot kur zhvillmi
shoqëror – ekonomik global ka shënuar një rritje të paparë ndonjëherë, në heshtje
kemi konstatuar se paralelisht në këtë avancim seriozisht është degraduar dhe
shkatërruar mjedisin ne të cilin po jetojmë duke mos menduar fare se e drejta për të
jetuar normalisht është edhe e brezave që do të vinë pas nesh. Vitet e shtatëdhjeta të
Shekullit XX shënojnë intensifikimin dhe mobilizimin e qeverive të përgjegjshme
për programe mbrojtëse mjedisore. Gradualisht çështja ka kaluar dhe në instanca
dhe institucione ndërkombëtare të cilat kanë nxjerrë një sёrё deklaratash,
direktivash dhe konventash me të cilat rekomandojmë dhe i detyrojnë qeveritë e
vendeve që legjislacionin nacional ta përafrojnë me parimet dhe standardet që
ofrojnë këto dokumente të rëndësishme. Përveç kësaj, për shkak të rritjes së
rrezikut të lartë shoqëror dhe dinamikës së shkatërrimit të mjedisit janë nxjerrë
edhe dy konventat të cilat i detyrojnë vendet që përgjegjësia për ruajtjen dhe
mbrojtjen e mjedisit të rregullohet dhe të mbrohet edhe me Ligjin Civil dhe Ligjin
Penal të vendeve duke i kualifikuar e konsideruar kështu veprimet e dëmshme të
subjekteve ndaj mjedisit krime.