Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe mobingu në vendin e punës

Authors

  • Alma Shehu Lokaj Author

Keywords:

mobing, burimet njerëzore, organizata, performanca

Abstract

Për mobingun, si një faktor negativ në menaxhimin e Burimeve Njerëzore në 
organizatat Kosovare është folur pak edhe pse mobingu në vendin e punës krijon turbullira ndërmjet punëtorëve dhe punëdhënësit. Si rezultat i kësaj mund të themi se mobingu ndikon negativisht tek punonjësit dhe gjithashtu i pengon ata të jenë të lirë dhe të japin maksimumin e tyre në vendin e punës. Qëllimi i këtij punimi është prezantimi i mobingut si një faktor i cili ndikon negativisht në proçesin e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe një faktor shqetësues i kushteve në vendin e punës. Për të studiuar këtë fenomen janë hulumtuar 3 kompani në rajonin e Dukagjinit. Nga analiza e këtyre të dhënave do të shohim se mobingu jo vetëm ndikon negativisht në performancën e organizatës por gjithashtu ka ndikim negativ në psiqikën, shëndetin, personalitetin dhe reputacionin e punëtorëve mbi të cilët janë ushtruar forma të mobingut. Në përfundim janë pasqyruar rekomandimet të cilat organizatat e hulumtuara duhet të kenë parasysh në sjelljen ndaj punonjësve të tyre në mënyrë që këto forma të mobingut të reduktohen dhe organizata me punëtorë të motivuar
të ketë avantazh konkurrues në treg.  

Downloads

Published

01-04-2016