Kuvendet kombetare dhe Roli i tyre në Pajtimin e gjaqeve
Keywords:
Kuvendi, vrasjet, hakmarrja, Verrat e Llukës, KosovaAbstract
Vrasja është njëri ndër krimet më të rënda kundër të cilit soqëria njerëzore
ka reaguar në forma të ndryshme dhe të cilat forma të reagimit janëparaprë në
monumentet me të hershme juridike të vendeve të ndryshme. Në këtë kuadër, vrasja nga hakmarrja dhe gjakmarrja zë vend të rendësishëm në jetën dhe traditën tonë edhpse kjo formë e reagimit është jo një mungsë e kulturës apo një reagim barbar por është një reagim i cili në mungesë të shtetit dhe institucioneve të tij kishte për bazë mbrojtjen e ekzistencës dhe jetës së njeriut. Shikuar historikisht, në krijimin dhe formimin e shtetit shqiptar, hakmarrja dhe gjakmarrja kanë qenë pengesa të cilat kanë penguar unifikimin e faktorit shqiptar në luftëpër liri dhe pavarsi. Për eleminimin e kësaj pengese, në vite, që nga Kuvendi i Lezhës e kendej, prijës të ndryshëm nga krahina të ndryshme të viseve të Ilirisë së dikurshme i kanë kushtuar rendësi luftimit të kësaj dukurie me qëllim unifikimin kombëtar për çlirim, liri dhe pavarësi. Fatëkeqësisht, liderët shqiptar, kanë qenë të detyruar të shpenzojnë mjaft energji për unifikimin e luftës kundër anmiqëve të ndryshëm dhe kundër dukurisë së hakmarrjes dhe gjakëmarrjes e cila ishte një plagë që kullonte gjak në rrugëtimin biblik të kombit shqiptar i cili edhe me Pavarsinë e Kosovës me 17 shkurt 2008 ende nuk është zgjidhur plotësisht. Gjatë këtij rrugëtimi historic, shqiptarët janë të njohur me me vendimet e tyre plebiscitare të nxjerrur në Kuvende kombëtare të cilët kishin dy qëllime:eleminimin e hakëmarrjes dhe gjakëmarrjes mes tyre dhe unifikimin kombëtar në luftë për liri dhe pavarësi. Të tilla Kuvende, janë mbajtur gjatë tërë kohës së pushtimit turk dhe serb deri në vitin 1990.
Fjalë kyqe: Kuvendi, vrasjet, hakmarrja, Verrat e Llukës, Kosova.